“Frymëzim pranveror” në Gjirokastër çelet ekspozita në liceun “Feim Ibrahimi”
“Frymëzim pranveror” titullohej ekspozita në pikturë e çelur nga nxënësit e Liceut Artistik “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Përgjatë kësaj ekspozite piktorët e rinj prezantuan rreth 30 punime në gjini të ndryshme si portrete, peizazhe, natyra të qeta, etj. Motivi mbizotërues i pikturave ishin ndjenjat dhe përjetimet e moshës rinore aq me tepër në këtë fillmpranvere.
“Dy-tri herë në vit ne bëjmë prezantim të punëve dhe të gjithë ecurisë së nxënësve edhe kësaj radhe me këtë ekspozitë kemi sjellë punët më të mira të nxënësve dhe që janë edhe punët më përfaqësuese të tyre duke filluar nga peizazhet, portretet dhe natyrat e qeta”,-tha Gazmend Koçollari.
“Në Liceun Artistik ” Feim Ibrahimi” kam një vit që jam këtu, studioj në vitin e parë, synoj të kem një të ardhme me anë të pikturës”,-tha nxënësi.
“Jam nxënës i vitit të parë në Liceun Artistik “Feim Ibrahimi”, praktikohem vazhdimisht për pikturë dhe në këtë ekspozitë kam prezantuar punimet e mia”,-tha nxënësi.
Liceu Artistik “Feim Ibrahimi” ka një traditë mbi 50-vjeçare ndërsa nga kjo shkollë kanë dalë emra artistësh, këngëtarë, piktorë, skulptorë, etj të cilët me aktivitetin kulturor në vite kanë spikatur brenda dhe jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxhetin për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)