Vedat Çela, lazaratasi që i jep jetë kalldrëmeve të gurta në Gjirokastër

5 Mars 2025 | 20:00

Prej rreth 20 vitesh mjeshtri gurskalitës nga fshati Lazarat, Vedat Çela punon për shtrimin me kalldrëm të rrugicave karakteristike në Gjirokastër. Zanatin e punimit dhe skalitjes së gurit e ka trashëgimi familjare ndërsa e ka transmetuar në breza.

“E kam trashëgimi familjare nga babai, ka qenë mjeshtër në  gur, edhe e morëm dhe ne si zanat,  zanat I mirë është  e përvetësuam në Greqi, e përvetësuam këtu dhe pastaj punuam në emigracion. Më merrte nga pas dhe vazhdoja punë me të, e mora me dëshirë si zanat, çekiçi, mistria, gjëra të vogla  si fëmijë dhe e merr pak e nga pak pastaj”, tregon mjeshtti.

Me daltën dhe çekanin në duar mjeshtri lazaratas ka punuar për ndërtimin e kalldrëmeve në Gjirokastër por edhe në emigracion në Greqi apo Gjermani

“Kemi punuar dhe kemi filluar këtu në Gjirokastër,kemi punuar tek kalldrëmet në zona të ndryshme të qytetit, në Qafën e Pazarit, komplet punimet në gur shkallët, bordurat”, shprehet ai.

Megjithëse e cilëson zanat të lodhshëm për Vedatin të punosh dhe gdhendësh gurin është art.

“Gurin duhet ta skalitë ustai, e bën dhe e gdhend ustai, me dashuri jo pa dëshirë, ka dhe mjeshtra të tjerë që nuk e kanë me dëshirë megjithatë kush e do punën e do , guri është gur, ngelet gur”, thotë Vedati.

Gurskalitësi nga fshati Lazarat dëshiron që kjo mjeshtëri e traditës të mos harrohet por të mësohet edhe nga të rinjtë.

“Duhen rinovuar rrugët e kalldrëmta, duhen mirëmbajtur vazhdimisht, se vjen koha prishen dhe mirë është që brezat e rinj të jenë, kemi një djalë këtu shumë të mirë e ka pasion”, shprehet ai.

Në Gjirokastër po rikthehet interesi për zanatet tradicionale të cilat po shikohen si mundësi punësimi në shërbim të turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026