Me aftësi të kufizuara, prej 25 vitesh shpërndan gazetat në Gjirokastër

20 Shkurt 2025 | 20:24

Prej 25 vitesh Rushit Kusho shpërndan gazetat në qytetin e Gjirokastrës duke u përpjekur të sigurojë të ardhurat ekomomike. Për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim ai e zgjodhi këtë punë për t’i mbijetuar disi vështirësive ekonomike me të cilat përballej familja.

“Isha i papunë nuk më dilnin të ardhurat, si person me aftësi të kufizuar u detyrova, mendova se çfarë pune mund të bëja, u punësova si shpërndarës gazetash dhe fillova punë” ,  tregon ai.

Me gjithë të ftohtin e dimrit apo të nxehtin e verës, Rushiti nxiton përgjatë rrugëve të kalldrëmta për të shpërndarë gazetën e ditës.

“Fillimisht e lodhshme ishte sepse unë nuk isha mësuar që të bëja lëvizje të gjata nëpër rrugët e qytetit, rrugën automobilistike, por me kalimin e kohës u mësova me këtë lëvizje”, thotë Rushiti.

Për të, t’ju sjellësh gazetën lexuesve nuk është thjesht përfitim ekonomik, por edhe diçka e veçantë për të informuar për ngjarjet dhe shkrimet me tematika të ndryshme që botohen në faqet e medias së shkruar.

Përgjatë punës si shpërndarës gazete gjithmonë ai ka fituar respektin e lexuesve të cilëve ju sjell rregullisht shtypin e shkruar.

“Nga komunikimi me njerëzit jam jashtëzakonisht i kënaqur, qoftë në mënyrën e komunikimit, qoftë në mënyrën e respektit. d.m.th atë respekt unë e kam ndierë dhe e ndiej prej  24 vitesh”, shprehet ai.

Rushiti e shikon me keqardhje rënien e tregut të medias së shkruar dhe mbylljen e shumë gazetave.

Puna e shpërndarësit të gazetave në Gjirokastër ka një traditë të veçantë e lidhur edhe me historikun e medias së shkruar në qytetin e gurtë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxhetin për Mbrojtjen

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në Vlorë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë...
14:08 | 30/06/2026

Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor ë koduar “Segmenti”, me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për shpërndarje të lëndëve...
13:58 | 30/06/2026

Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Protestuesit kanë lënë ambientet e Parlamentit nga ku situata pati përplasje fizike, hedhje të mjeteve piroteknike. Tashmë protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë duke...
13:52 | 30/06/2026