Fshati Progër në uji, humb e moshuara! Policia dhe familjarët nisin kërkimet
Një e moshuar ka humbur së fundmi në fshatin Progër të Korçës. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton se e moshuara nuk dihet se ku ndodhet ndërsa kanë nisur kërkimet nga autoritet.
Ai thekson se zhdukjen e të moshuarës e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Për gjetjen e saj janë angazhuar forcat e policisë dhe familjarët.
Lidhur me situatën e përmbytjeve prej dy ditësh fshatrat Progër dhe Mancurisht janë nën “pushtetin” e ujit. Ujërat kanë depërtuar në me shume se 30 banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Situatë e vështirë është edhe në fshatin Cetë dhe Arrzë ku janë dëmtuar këmbët e urave. Për normalizimin e situatës po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës, forcat e policisë dhe emergjencave civile pranë institucionit të pushtetit lokal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta