Lirimi i hapësirave publike në Lungomare, bizneset në protestë para bashkisë

21 Nëntor 2025 | 12:15

Bizneset e zonës së Lungomares në Vlorë ka nisur që nga ora 11:00 e së premtes nëj protestë në ambientet përpara bashkisë. Ata protestojnë për shembjet që po ju bëhet të fasadës dhe aksionin për lirimin e hapësirës publike,

Ata janë shprehur se kjo e sotmja nuk është protestë politike dhe se po protestojnë kundër një projekti që parashikon shembjen e fasadave dhe lirimin e hapësirë publike ku është parashikuar një projekt për unifikimin e këtyre fasadave.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se ky projekt i dëmton financiarisht dhe kërkojnë informacion dhe transparencë se çfarë do të realizohet në vijimësi.

“Problemi është që ne jemi disa biznese që cenohemi ekonomikisht nga kjo nismë, diskutohet që ka dalë një projekt që nuk është diskutuar me subjekte që cenohen prej tij. Duam që të kemi sot ose ne vazhdim njw takim dhe diskutim për projektin që nuk e njohim. Kemi investuar në strukturat e qëndrueshme pasi moti në Vlorë nuk e mundëson përdorimin e çadrave”, tha  një nga biznesmenët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim

Tensionet brenda sallës së seancave plenare kanë vijuar, duke çuar në ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka kërkuar...
12:53 | 23/07/2026

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026