Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku socialist del përpara GJKKO

10 Janar 2024 | 10:53

Në orën 12 të kësaj të mërkure kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, dal para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e SPAK që i është drejtuar për nisje të gjykimit. Hajdari është marrë i pandehur për falsifikim formulari duke mos deklaruar një dënim me 4 muaj burg në 1999 nga Gjykata e Janinës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Më 15 nëntor të vitit të kaluar Kreshnik Hajdari ngjiti shkallët e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati Theodhori Sollaku, ku iu komunikua akuza. Avokati i tij Thedodhori Sollaku, tha se klienti i tij nuk ishte në dijeni të dënimit nga Gjykata e Janinës më 23 qershor 1999.

Në mbrojtje të kryebashkiakut, avokati Theodhori Sollaku përsëriti qëndrimin se dënimi në Greqi në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit, nuk është vepër penale që përbën pengesë për kandidimin, e si i tillë nuk kishte arsye për tu pasqyruar. Vetëm një ditë para se kryebashkiaku socialist të merrej i pandehur, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të mos ia ndërpresë mandatin.

Hajdari u kallëzua nga rivali i tij në zgjedhjet e 14 majit Lefter Maliqi, teksa Greqia solli zyrtarisht përgjigjen e letërporosisë që kishte nisur Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare.

Në këtë përgjigje, thuhej se Kreshnik Hajdari ishte dënuar me formë të prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm kufiri, me 4 muaj burg, konvertuar me deportim të menjehershëm dhe gjobë në vlerën e 1500 dhramive.

Kryebashkiaku ka disa kallëzime në organet e drejtësisë, si për abuzim me detyrën apo krime zgjedhore. Në hetim nga SPAK për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, kryebashkiaki i Kuçovës rrezikon së fundmi edhe mandatin. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi vendimin e Ilirjan Celibashit që Kreshnik Hajdari të vijojë detyrën pavarësisht se fshehu dënimin në Greqi.

KAS kërkon që çështja të shqyrtohet edhe në herë në KQZ. Vetë Lefter Maliqi tha se kërkon që mandati i Hajdarit të hiqet, jo për shkak të dënimit në vetvete, por për faktin që nuk është reflektuar në formularin e vëtëdeklarimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026