Fshehu pasurinë, dënohet me 1 vit burg ish-gjyqtari i KPA

24 Janar 2024 | 13:27

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardjan Hajdari, është  shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burgim. Gjykata e pezulloi dënimin me burg dhe e konvertoi me 2 vjet shërbim prove.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Hajdari u akuzua fillimisht dhe për veprën tjetër penale “falsifikimi i dokumenteve”, por kjo akuzë u pushua.

Ish-anëtari i shkallës së dytë të vetingut, u kallëzua penalisht nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla për për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026