Fshihte të ardhurat, arrestohet kambisti pa licencë në Durrës, i sekuestrohen paratë
Një 60-vjeçar që ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valutor në Durrës, është arrestuar ditën e sotme.
“Blutë” bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti” u arrestua në flagrancë H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, të cilat 60-vjeçari i kishte përfituar nga ky aktivitet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në kërkim për vjedhje dhe kultivim të drogës, 2 të arrestuar në Elbasan
- Në kërkim për vjedhje dhe kultivim të drogës, 2 të arrestuar në Elbasan
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST