Ftesa e Ramës për Bashën, Gerti Shella: Taktikë jo e zgjuar, e pa-konsultuar me socialistët

15 Prill 2021 | 19:36

Drejtuesi i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, Gerti Shella, e cilëson “taktikë jo të zgjuar” ftesën për bashkëpunim të bërë së fundmi nga Edi Rama për Lulzim Bashën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shella tha se kjo qasje shkon kundër interesave të qytetarëve dhe vetë anëtarëve të Partisë Socialiste. Ai tha se qytetarët shqiptarë kërkojnë që liderët politikë të konkurrojnë me idetë e tyre me njëri-tjetrin, që alternativat të jenë përballë dhe “jo të fiksojnë një deal (marrëveshje)”.

Teksa analizoi kontekstin e zhvillimeve politike përpara zgjedhjeve, Shella kujtoi se bashkëpunimi i kërkuar tani në fushatën zgjedhore, nuk u arrit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës.

Shella vuri në diskutim sinqeritetin e “ftesës” duke theksuar se nga ajo “të surprizuarit dhe tradhtuarit e parë do të duhet të ishin vetë anëtarët e PS-së”, të cilët “nuk rezulton të jenë konsultuar”.

“Është vetëm kryeministri që ka folur për këtë ftesë dhe në dijeninë time nuk është se PS ka mbajtur ndonjë forum ku të jetë diskutuar ftesa për konkurrentin kryesor në këto zgjedhje, z.Lulzim Basha,” – tha Shella.

Të mërkurën Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë televizive se nëse ai do t’i fitojë zgjedhjet do të jetë i hapur për të bashkëpunuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai e përsëriti këtë qasje edhe sot teksa shtoi se “ftesa” bëhet me “kushtin” që Basha “të shkëputet nga ndikimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026