Fundi i një epoke, gjigantët e automjeteve humbasin terren para markave kineze

4 Shtator 2024 | 14:45

Prodhuesit e huaj të automjeteve dominuan tregun kinez për dekada, duke shitur miliona makina dhe duke siguruar përfitime kolosale. Por kësaj epoke të artë duket se po i vjen fundi.

Rritja e shpejtë e prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike po ndryshon tregun më të madh të makinave të pasagjerëve në planet dhe po i lë prodhuesit më të mëdhenj në botë në falimentim.

Sinjali i fundit i sfidës me të cilën po përballen prodhuesit tradicionale të automjeteve erdhi nga “Volkswagen”, që njoftoi se mund të mbyllë disa impiante në Gjermani në përpjekje për të reduktuar kostot.

Gjiganti gjerman ka parë shitjet në Kinë, tregu i vetëm më i madh, të bien me më shumë se çerekun e tyre në 1.34 milion njësi në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërsa vitin e kaluar, kompania humbi kurorën si shitësi i parë i automjeteve në vendin aziatik përballë kompanisë vendase “BYD”, duke dorëzuar titullin që e mbante që prej vitit 2000.

Por “Volkswagen”, prodhuesi i dytë në botë i automjeteve pas “Toyota”, nuk është e vetmja kompani që ndodhet në telashe. Edhe amerikanet “Ford” dhe “General Motors” kanë parë shitjet të bien dhe aksionet në bursat kineze të humbin vlerën, në një kohë kur konsumatorët lokalë po refuzojnë markat e huaja duke zgjedhur në vend të tyre ato vendase.

Në korrik, kuota e shitjes së automjeteve të huaja në Kinë ra në 33 për qind nga 53 që ishte në të njëjtin muaj të dy viteve më parë – sipas të dhënave të Shoqatës Kineze të Pasagjerëve të Automjeteve.

Përfitimet e prodhuesve në Kinë po gjenden gjithashtu nën presion. Në tremujorin që u mbyll në qershor, të ardhurat e filialit kienz të “Toyota” ranë në 73 për qind krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave statistikore.

Lufta e gjatë dhe brutale e çmimeve të automjeteve elektrike e Kinës ka penalizuar edhe disa prodhues vendas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026