“Fundjava Kulturore Greke” zbret në Gjirokastër

18 Qershor 2023 | 12:23

“Fundjava Kulturore Greke” ka sjellë në Gjirokastër një larmi aktivitesh, të cilat përfshinin promovimin e vlerave tradicionale dhe kulturore të Greqisë si dhe nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve.

Grupi i këngëve dhe valleve popullore “Loutsa”  i Janinës,  artistë të mirënjohur të muzikës greke, grupi i valleve të vajzave të Dropullit, grupi polifonik i Kolonjës, etj kanë performuar për artdashësit dhe turistët e huaj në mjediset e Pazarit karakteristik duke sjellë një fundjavë të veçantë në qytetin e gurtë.

“Kjo është një diplomaci kulturore  dhe diplomacia kulturore është më e fortë sesa diplomacia  politike, domethënë këto lidhjet kulturore  bashkojnë, afrojnë njerëzit  me njeri-tjetrin.  Sepse kur ngrihemi në mëngjes  përpara se të shikojmë diellin,  shikojmë gjitonin, dhe ne me gjitonin  duhet të kemi marrëdhënie të mira, duhet ti mbajmë afër, të vijnë grupe andej të shkojmë edhe ne aty. Në këtë mënyrë  bëhet një lidhje , forcohen lidhjet miqësore midis vendeve tona aq më tepër që jemi në zona kufitare”, pohoi menaxheri artistik, Stefan Arseni

“Ndodhemi këtu që të prezantojmë një element të kulturës zonë, të Greqisë tradicionale. Besojmë se artdashësit do të na ndjekin me interes jo vetëm për vlerat artistike por edhe për lidhjen mes dy vendeve tona, aq më tepër për bashkëpunimin kulturor”, u shpreh një artist popullor i grupit të ardhur nga Janina

“Vijmë nga Janina, unë jam valltare e shoqatës artistike “Loutsa” dhe është hera e dytë që jam në Gjirokastër. Është një qytet mjaft i veçantë dhe vlerësojmë shumë ndërtesat karakteristike. Për ne është diçka e bukur që ndodhemi këtu dhe do të kalojmë së bashku  një mbrëmje të këndshme, me këngë dhe valle”, tha një valltare e grupit të Janinës

Në këto ditë vere aktivitete kulturore, përfshirë edhe ato me pjesëmarrjen e artistëve të huaj, po gjallërojnë qytetin e Gjirokastrës dhe tërheqin grupet turistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026