“Do padisim 40 shoqata”, Gremi: Kërkuan heqjen e Shqipërisë nga vendet e sigurta

18 Qershor 2023 | 11:41

40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku i kërkojnë që të Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, duke marrë shkas nga numri i lartë i azilkërkuesve.

Sipërmarrësi Dritan Gremi tha se kjo letër i sjell një dëm shumë të madh Shqipërisë, pasi të thuash se një vend nuk është i sigurt bën që prej tij të largohen shumë investitorë të huaj, pasi askush nuk do të investojë në një vend që nuk është i sigurt e po ashtu edhe turistët nuk shkojnë të vizitojnë një vend që cilësohet i tillë.

Ai tha se këto shkrime e çojnë imazhin e vendit në nivelet më të ulta dhe shtoi se ai me studion e tij ligjore po përgatit një padi civile për 40 organizatat që kanë bërë kërkesën që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta.

“Askush nuk duhet të guxojë të shkruajë me të padrejtë e të shkruajë e të thotë se flet për imazhin e këtij vendi, imazhi është i shenjtë na përket të gjithëve. Nëse duam të jemi pak atdhetar jashtë kufijve të këtij vendi duhet të kemi kujdes se çfarë themi dhe se ku e themi.

Unë bashkë me studion time ligjore po përgatisim një padi civile për të 40-a shoqata që kanë shkruar dhe kanë nënshkruar këtë dokument dhe unë ftoj edhe shtetin shqiptar dhe çdo investitor që t’i bashkohet kësaj nisme që paçavure të tilla të mos ndodhin më kurrë dhe askush mos të ketë kurajon që të flasë duke denigruar imazhin e këtij vendi”,-tha Dritan Gremi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026