Fundjava më e nxehtë, Italia përballet më temperaturat rekord

11 Gusht 2024 | 13:46

Italia po përballet me temperatura të pazakonta për muajin gusht. Meteorologët në vendin fqinjë thonë se fundjava e 10 dhe 11 gusht ka rezultuar më e nxehta për këtë muaj. Temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius duke thyer rekordet e mëparshme për këtë periudhë të vitit.

Në Romë, bashkia vendosi në përdorim aplikacione që paralajmëronin turistët zonat ku temperatura realë ishte më e lartë.

Gjithashtu, këto aplikacione njoftonin vizitorët se ku ndodheshin burimet ujore dhe shatërvanët më të afërt në qytet.

Ndërkohë, i nxehti ekstrem ka goditur edhe vende të tjera të Europës si Greqia dhe Spanja.

Të dhënat e instituteve meteorologjike tregojnë se gjatë kësaj vere janë thyer gjithë rekordet historike për temperaturat e larta duke ngritur alarmin për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026