Fundjava sjell sërish fluks në Kakavijë, në 24 orë lëvizën 11 mijë persona
Gjatë fundjavës në doganën e Kakavijës ka vazhduar fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24-orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 10833 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 5181 në hyrje dhe 5652 në dalje, si dhe 3509 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1675 në hyrje dhe 1834 në dalje.
Kjo verë ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në doganat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Në periudhën 1 qershor-14 gusht në tre Pikat e Kalimit Kufitar në Qarkun e Gjirokastrës (Kakavijë, Tri Urat dhe Sopik) kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë 495213 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 163293 automjete shqiptare dhe të huaja.
Numrin më të madh të personave që kanë lëvizur në kufi gjatë verës e zënë bashkatdhetarët tanë që kthehen për pushime nga Greqia në vendlindje si dhe turistët. Fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 08:11 E rëndë në SHBA, 64-vjeçarja helmon vajzën dhe 4 nipërit e mbesat e saj. Shkak se ish-dhëndri fitoi kujdestarinë
- 08:09 Shtetet e Gjirit peshojnë mundësinë e bashkëjetesës me Iranin, ndërsa Teherani e shndërron në armë Hormuzin
- 08:08 Turqia mposht SHBA-në 3-2, por eliminohet nga Kupa e Botës
- 08:07 Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
- 08:06 Bilanci i tërmeteve në Venezuelë shkon në 235 viktima, autoritetet presin rritje të numrit
- 08:02 Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?