“Fundjavë e ftohtë por pa reshje”, meteorologët parashikojnë temperatura -4 gradë
I gjithë territori shqiptar është përfshirë nga reshjet e shiut të cilat do të zgjasin deri në mëngjesin e së shtunës, dhe më pas në vend do të mbizotërojë I ftohti
Bazuar në parashikime, meteorologët thonë se për shkak të uljes së temperaturave në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore në orët e para të së shtunës.
Pavarësisht reshjeve që do të jenë të vijueshme përgjatë 24 orëve Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nuk parashikon rrezik të lartë sa I takon përmbytjeve.
Ata bëjnë me dije se Qarqet Dibër, Durrës dhe Elbasan do të kenë reshje me intensitet mesatar, ndërsa Tirana dhe Lezha pritet të kenë reshje më intensive, por jo në të gjithë territorin.
Ndërkohë, në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.
E shtuna dhe e diela, do të largojnë reshjet, por do të sjellin të ftohtin.
Ekspertët e motit kanë parashikuar që termometri të zbresë deri në -4 gradë në disa zona në veri të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit