Fundjavë në llixhat e Bënjës, ujërat termale me veti kurative joshin turistët nga Shqipëria
Ujërat termale të Bënjës, 14 km larg qytetit të Përmetit, po tërheqin dita-ditës dhjetëra vizitorë të zonës, por edhe me gjerë.
Jo larg prej aty, ndodhet edhe fshati Bënjë, një destinacion që mbart histori 400-vjeçare.
Përmeti është një ndër vendet e pakta ku mund të bëhet plazh edhe në stinën e Dimrit. Jo shumë larg nga qyteti, në ujërat termale të Bënjes, dhjetra vizitorë kanë zgjedhur këtë fundjavë të zhyten në ujërat e kaltër, megjithëse temperaturat janë nën zero.
“Shikoni çfarë mrekullie. Këtu është uji ngrohtë mineral. Aty përballë ke malin e Nemërçkës me dëborë. Këtu ke një luginë që duhet të kesh ca mjete për tu futur, por që ka një mrekulli të paparë. Ata që e kanë vizituar kanë ngelur të mahnitur,” – tregoi një qytetar.
“Ne po ja kalojmë aq mirë saqë themi që kurrë nuk kemi qenë më mirë. Ta frekuentojmë natyrën shqiptare sepse është parajse në tokë,” – u shpreh vizitori tjetër.
Turistët dhe banorët janë në pritje të investimeve të munguara për infrastrukturën turistike dhe atë rrugore për të zbuluar më shumë nga historia dhe natyra e këtij fshati.
Lexoni gjithashtu:
Shtyhet me 24 orë ardhja e dozave të vaksinës “Pfizer”
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok