Fundoset varka në brigjet e Tunizisë, 75 persona të zhdukur

25 Maj 2022 | 20:12

75 persona janë zhdukur, pasi një varkë e mbushur me emigrantë u mbyt në Tunizi, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.

Vetëm 24 persona shpëtuan nga varka, e cila ishte nisur nga plazhet e Zawara në veri të Libisë dhe u fundos në brigjet e Sfax, raporton Reuters.

Një zyrtar tunizian i sigurisë ka raportuar për agjencinë e lajmeve Reuters se roja bregdetare kishte gjetur një trup të pajetë në brigjet Sfax.

Mesdheu qendror, që lidh Libinë me Italinë ose Maltën, është rruga më e rrezikshme e emigrimit në botë, raporton organizata.

Agjencia e OKB-së vlerëson se më shumë se 1,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në zonë në vitin 2021 dhe më shumë se 500 deri më tani në 2022.

Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, ndërsa qindra mijëra njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut vitet e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026