Fundosja e jahtit me 6 persona, zhduket manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch
Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch është në mesin e gjashtë personave të zhdukur pas mbytjes së superjahtit. Jahti ishte në pronësi të tij.
Mike Lynch, i njohur si “British Bill Gates”, ka qenë në krye të mediave muajt e fundit për një rast mashtrimi të profilit të lartë. Në qershor, ai u lirua nga të gjitha akuzat nga një juri amerikane në lidhje me shitjen e kompanisë së tij të softuerit Autonomy tek Hewlett-Packard në 2011.
Ai u ekstradua në SHBA për t’u përballur me gjyqin në maj të vitit të kaluar dhe kaloi 13 muaj në arrest shtëpiak në San Francisko, ndërsa priste gjykimin për 17 akuza për komplot dhe mashtrim, më vonë u reduktuan në 15 akuza të ngritura nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Ai u lirua së bashku me ish-ekzekutivin e financave Stephen Chamberlain, i cili ishte përballur me të njëjtat akuza.
Lynch u akuzua nga HP për mbivlerësim të qëllimshëm të vlerës së Autonomy, një biznes që ai themeloi dhe drejtonte, përpara se të blihej nga firma amerikane e teknologjisë. Ai gjithmonë ka mohuar çdo vepër penale.
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës