Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, Soreca: Arritje e konsiderueshme!
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.
Në një postimi në Twitter, Soreca e përgëzon Përparim Kalon dhe i uron punë të mbarë atij dhe anëtarëve të tjerë të gjykatës.
“Sot z.Përparim Kalo është betuar te Presidenti Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i dëshirojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësisë”, shkruan Soreca.
Pas mbi dy vitesh në ngërç, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, pasi dje Ilir Meta firmosi emërimin e anëtarit të gjashtë. Ai do të jetë Përparim Kalo, ndërsa Aleksandër Toma u skualifikua nga lista.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka gjashtë anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.
Ndërkohë në këtë gjykatë janë ende 3 vende vakante.
Today Mr. @perparim_kalo has been sworn in by President @ilirmetazyrtar??as the 6th Member of the Constitutional Court. We congratulate him and wish good work to him and all Members as the Court is now functional, a considerable achievement for??,its citizens and #justicereform.
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) December 24, 2020
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta