Fushata e ashpër për Parlamentin e ri, Redi Shehu: Konflikti sot i intereson PS, PD dhe LSI

16 Mars 2021 | 21:43

Analisti Redi Shehu tha se gjuha e ashpër dhe konfiktualiteti që po shoqëron këtë fushatë zgjedhore është në vazhdën e një lloj ‘tradite’ dhe normaliteti në 30 vjet pluralizëm në Shqipëri, që sipas tij të vetmin produkt ka pasur konfliktualiteti dhe skandali.

Konflikti sot, sipas tij, i intereson të tria palëve, PS, PD dhe LSI.

“PS-së i intereson konflikti deri në ditën e zgjedhjeve për të mobilizuar elektoratin në mënyrë që të marrë të paktën atë rezultat që mori në 2017. Por dita e zgjedhjeve për PS ka nevojë të jetë një ditë korrekte në mënyrë që të legjitimojë fitoren.

Ndërsa PD dhe LSI u intereson konflikti të vazhdojë dhe ditën e zgjedhjeve edhe më pas, edhe ata e duan për të homogjenizuar elektoratin  dhe pastaj për delegjitimuar procesin”, tha z. Shehu.

Sipas analistit, e vetmja shpresë se ky konfliktualitet do të ndryshojë është tek mentalitetet e reja, tek të rinjtë që përfshihen në politikë dhe tek partitë e reja.

“Kur ushtron presion pas presioni, të rinjtë duhet të adaptohen me këtë, ose të bëjnë forcë të re politike ose të marrin pushtetin”, tha z. Shehu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021