Fushata elektorale, Gerta Meta rendit “dobësitë” e partive politike

26 Mars 2021 | 16:38

Partitë politike nga dita e djeshme kanë nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, thotë se fushata elektorale i përket votuesit, dhe ato duhet të vlerësojnë ofertat e bëra nga partitë politike që janë në garë.

Teksa komentoi incidentet sporadike, znj. Meta u shpreh se këto veprime nuk përçojnë mesazhe pozitive tek zgjedhësit.

“Fushata zgjedhore është fushatë që i përket totalisht votuesit dhe absolutisht rasteve sporadike, të cilat janë mesazhe aspak pozitive dhe aspak shpresëdhënëse për votuesit. Fushata zgjedhore duhet të jetë një mundësi e artë për votuesit, ku aty të dëgjohen tema,  qasje programore, të ketë një konkurrencë midis programeve politike, që t’i japësh kohë votuesit. Absolutisht të tilla raste sporadike duhen konsideruar si një apel i mirë që mos të ndodhin gjatë fushatës zyrtare”, tha ajo.

Ajo apeloi qartësisht tek subjektet garuese, ku kërkoi të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet për kundërshtaret politikë.

Sipas saj, tjetër mangësi që haset në Shqipëri është mospranimi i kandidatëve për t’u përballur publikisht me njërin-tjetrin.

“Fushata zgjedhore duhet të mbizotërojë larg gjuhës së urrejtjes. Shpresojmë që këto zgjedhje të rrisin cilësisht komunikimin me zgjedhësit. Është e pakuptueshme, që ti je kandidat dhe ti nuk pranon dhe denjon që të ulesh përballë me kundërshtarin dhe kjo është një mungesë respekti, që kandidatët nuk po rriten ideologjikisht në mënyrë të menjëhershme për të kapur atë trendin se ti je në garë, por në të njëjtën kohë duhet të mendosh se për kë garon”, tha ajo.

Përballa gazetares Loneta Progni, znj. Meta u ndal konkretisht tek gjuha që përdorën dje partitë kryesore, ku e cilësoi si “gjuhë të tensionuar dhe inatçore” dhe pa përmbajtjen e duhur programore.

“Ka një gjuhë të tensionuar, ka një gjuhën inatçore. Nëse ti do të tregosh që ti po punon për komunitetin, duhet patjetër që të jesh konkret dhe duhet të flasësh dhe të punosh me komunitetin”, tha  ajo.

Pavarësisht se ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, KQZ-ja nuk ka bërë akoma publike modelin e fletës së votimit, ndërkohë ky veprim i vonuar për znj. Meta, nuk i shërben aspak fushatës informuese për qytetarët.

Lexoni gjithashtu: 

PD çel fushatën, Basha: Kur të më zgjidhni kryeministër, detyra ime e parë është futja e Shqipërisë në BE

PS nis fushatën, Rama: Duam mandatin e tretë që Shqipëria të mos kthehet mbrapa

Partitë politike çelin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026