Fushata ndryshe në Shkodër, Benet Beci tregon vizitën në zyrën elektorale të PD
Pas 15 vjetësh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas në KESH, tani Benet Beci garon për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri si kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.
Ai thotë se “akoma nuk ndihem rehat me kostumin e politikës”, por nga ana tjetër thekson se ky ishte momentin i duhur për të hyrë në politikë pasi e sheh si derë për të zhvilluar më tej vendin.
Z. Beci duke iu referuar historikut të rezultatit të zgjedhjeve në Shkodër shprehet se “bastion nuk është termi i duhur për një zonë që pret të zhvillohet” dhe sipas tij “Shkodra ka nevojë të dalë nga zona e bastionit”.
Për rezultatin e 25 prillit tha se pret që PS të marrë të paktën 4 mandate dhe lufton për një mandat të pestë. Deri tani fushatën e konsideron “shumë të qetë dhe pozitive nga të dy anët” dhe tregon madje se ka vizituar dhe një nga zyrat elektorale të PD.
“Sot kalova në një nga zyrat e PD rastësisht dhe hyra e i përshëndeta. U takuam, i uruam njeri tjetrin në mënyrë qytetare. Këtu atmosfera besoj është e qetë. Ky është një qytet ku njerëzit njihen dhe marrëdhëniet qytetare edhe njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe besoj pasi njerëzit këtu mund të mos bien dakord me idetë e tua por pranojnë ta flasin”, u shpreh kandidati i PS.
Benet Beci foli për disa investime strategjike në infrastrukturë në zonën e veriut, që do ta integrojnë tha ai si pjesë e ofertës rajonale për turizmin.
“Kemi nisur rrugën për në Koman, kemi ndërtuar rrugë për në Velipojë, një tjetër aks shumë i rëndësishëm është aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën. Këto investime zgjerojnë tregun dhe e lidhin me Ulqinin dhe më gjerë, deri në Kroaci. Kjo krijon një ofertë turistike rajonale. Duhet të ndezim zinxhirin e investimeve publike që pasohet nga investimet private. Me pak investime mund të jesh në gjendje të shtosh turistët rajonalë”, përfundoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit