Fushata online, Koloreto Cukali: Partitë shmangin gazetarin, shkojnë te publiku pa filtra

14 Prill 2021 | 16:37

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali e cilëson “totalisht të pamundur” përllogaritjen apo kontrollimin e shpenzimeve të bëra nga partitë për fushatën elektorale në platformat online. Për Cukalin fushata online ka shmangur filtrin gazetaresk dhe ka shtuar propagandën.

Në intervistë për Euronews Albania, së bashku me ekspertët Muharrem Çaka dhe Dritan Taulla, Cukali tha se përveç reklamimit në internet “bëhet nami me para që vijnë nga jashtë sistemit”. Ai paralelizoi me ironi se ngjashëm sikurse partitë nuk raportojnë “blerjet e votave me thasë mielli” po ashtu “nuk do të raportojnë edhe shpenzimet në internet”.

Eksperti i medias vuri theksin te fenomeni i “blerjes së entuziazmit” në rrjetet sociale ku persona të ndryshëm paguhen që përmes dhjetëra profileve false të përcjellin reagime të caktuara. Cukali e konsideroi si prirje tejet shqetësuese që mund të ndikojë te elektorati. Ai tha se kostoja më e lartë e shpenzimeve për fushatën online mund të shkojë te pagesa e këtyre personave se sa e reklamimit.

Për Cukalin kalimi me fokus kryesor te fushata online është “një shmangie e gazetarisë”, pasi tashmë “propaganda i shkon drejtpërdrejtë publikut”.

“Gazetari është zëvendësuar me llogaritë e rreme që bëjnë në dukje pyetje ose i thurin lavde dhe fushata për fat të keq ka përfunduar në një propagandë të pastër kostot e së cilës do t’i pësojnë qytetarët,” – u shpreh Cukali, duke kërkuar nga kolegët e tij që të këmbëngulin më tepër për të nxjerrë sa më shumë lajme me vlerë në këtë periudhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026