Fushata zgjedhore, Rama kritika Bashës për grumbullimet, reagon PD

30 Mars 2021 | 13:44

Mitingu elektoral i Partisë Demokratike në Fier ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili ështët treguar kritik ndaj grumbullimit masiv të mbështetësve të kësaj force politike në një kohë që vendi është në pandemi.

Në profilin e vet në Facebook kreu i qeverisë ka postuar dy foto, në njërën nga të cilën shihet mitingu i PD dhe në tjetrën vaksinimi në sheshin ‘Skënderbej’.

“Dy botë – njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan kreu i qeverisë.

Menjëherë ka reaguar Partia Demokratike, që e cilëson veprimin e kryeministrit frikë nga qytetarët që kërkojnë ndryshimin.

“Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!” thuhet në reagimin e PD.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026