Fusnin sende të ndaluara në qeli, pezullohen 5 punonjës të burgut të Rrogozhinës

6 Korrik 2020 | 16:21

Pesë punonjës të burgut të Rrogozhinës, mes të cilëve edhe ish-drejtori dhe shefi i policisë, janë pezulluar nga detyra pasi kanë lejuar futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.

Skema u zbulua pas hetimeve disamujore nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara

Ish-punonjësit e pezulluar janë Aleksander Rreza, ish-drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Petrit Skënderi, me detyrë ish-shefi i policisë në IEVP Rrogozhinë, aktualisht me detyrë specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë; Rezart Vogli me detyrë specialist Finance në IEVP Rrogozhinë;  Ilir Zhupani, me detyrë specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rrogozhinë dhe  Albert Doci me detyrë efektiv

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026