Futboll| Pogradeci fiton titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B
Pogradeci ka fituar titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B.
Në sezonin e ardhshëm, Valbona dhe Pogradeci do të luajnë në Kategorinë e Parë, si skuadrat fituese të Grupit A dhe B në Kategorinë e Dytë.
Ekipi i Pogradecit e siguroi vendin e parë në Grupin B vetëm në ndeshjen e fundit, pasi mundi Turbinën me rezultatin 4-1.
Tani Pogradeci dhe Valbona do të përballen së bashku për titullin kampion të këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri shkodran Samuel Nikaj u shpreh mjaft entuziast për fitoren, duke përdorur edhe një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe duke hedhur poshtë akuzat e atyre që deklarojnë se Pogradeci nuk e meritonte të kalonte në kategorinë e parë.
“Unë jam Samuel Nikaj o budallenj, nuk trembet arusha prej tupanave”, tha Nikaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta