Presidentët e 11 Federatave të Futbollit mblidhen në Tiranë
Ditën e sotme në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, janë mbledhur 11 federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore.
Përmes një postimi, FSHF bën të ditur se ky takim ishte në kuadër të Mbledhjes Strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.
Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për Presidentin Ćeferin dhe administratën e UEFA-s.
Njoftimi i FSHF:
Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për Mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.
E mikpritur nga Presidenti i FSHF-së dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, z. Armand Duka, mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Turqinë dhe Shqipërinë.
Pas prezantimeve të këtyre temave, federatat pjesëmarrëse u thelluan në diskutime në lidhje me të ardhmen e futbollit europian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për Presidentin Ćeferin dhe administratën e UEFA-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda