A janë shpërndarë të gjitha biletat për kombëtaren në Euro 2024? Flet kreu i FSHF

31 Janar 2024 | 12:27

Kreu i Federatës Shqipatre të Futbollit ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me përgatitjet për ndeshjet e kombëtares në Euro 2024. Duka tha se përveç miqësores me Suedinë në 25 mars, është rënë dakord dhe për ndeshjet e tjera miqësore që do të zhvillohen përpara nisjes së Euro 2024.

Duka tha se lista e plotë e kundërshtarëve të Shqipërisë në miqësoret e marsit dhe qershorit, pritet të publikohet brenda pak ditëve.

Kreu i FSHF u ndal dhe tek shpërndarja e biletave nga UEFA për tifozët shqiptarë. Sipas tij federate i ka ndarë biletat e marra dhe një pjesë e tyre i ka kaluar “Tifozave Kuqezi” dhe sponsorëve të kombëtares.

Ai tha se nuk ka informacion të saktë nëse kapacitetet e stadiumeve janë mbushur, por shtoi se mund të ketë një rishpërndarje të biletave nga UEFA për tre ndeshjet e kombëtares.

“Stadiumet në të cilat ne do të luajmë janë stadiume shumë të mëdha, i pari me kapacitet 67 mijë dhe dy të tjerët me kapacitete më shumë dhe besoj se do të plotësohen kërkesat e të gjithëve për të qenë të pranishëm në stadium. Procedurat e shpërndarjes së biletave kanë filluar që në dhjetor, nuk e di nëse janë shitur të gjitha kapacitetet pasi menaxhimin e tyre e bën UEFA. Biles dhe ne kemi marrë një pjesë të biletave të cilave ia kemi shpërndarë grupimeve të tifozave, si “Tifozat Kuqezi” dhe sponsorave dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare. Ky procesi i joni ka përfunduar më 12 dhjetor. Nuk kam informacion nëse është shitur 100% e kapaciteteve apo do të ketë dhe një rishpërndarje të re. “Tifozat Kuqezi” në mënyrë të grupuar i kanë marrë biletat për të treja ndeshjet dhe kanë rezervuar dhe të drejtën e biletave për ndeshjet pas grupit”, tha Duka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026