Zhgënjehen tifozët shqiptarë! UEFA e “kursyer”, nuk sigurojnë bileta për Euro 2024
Sigurimi i një bilete për kampionatin evropian rezultoi një mision i pamundur për tifozët kuqezi, të cilët kanë marrë një tjetër zhgënjim nga UEFA. Përgjatë së enjtes, nëpërmjet e-mail, qeveria evropiane e futbollit ka komunikuar përgjigjet për aplikimet e bëra, ku për tifozët shqiptarë, përgjigjet kanë qenë negative. Shkak për këtë refuzim, sipas UEFA është bërë numri i lartë i aplikimeve, i cili arrin shifrën e 30 milionëve.
Në këtë situatë, gjasat për sigurimin e një bilete ishin të pakta. Të gjithë tifozët të cilët kanë aplikuar, mund të kontrollojnë përgjigje e tyre dhe në portalin e UEFA, aty ku shkruhet se faza e përzgjedhjes tanimë ka përfunduar. Fatlumët do të mund të vijojnë më tej për të kryer pagesën, ndërsa çmimet nisin nga 30-400 euro për një biletë. Shanci i vetëm ku mund të përfitojë një tifoz i pakualifikuar është vetëm në momentet kur njëri prej fituesve vonon kryerjen e pagesës, por kjo pak gjasa ka të ndodhë.
Duket se pjesa më e madhe e tifozëve fitues janë ata të vendit organizator, pra Gjermanisë edhe pse UEFA nuk ka konfirmuar shifra fikse sa i përket shpërndarjes. Kujtojmë se Shqipëria është shortuar në grupin B me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën. Aventura e kuqezinjve në finalet e kompeticionit do të nisë në 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, 4 ditë më pas ndaj Kroacisë në Hamburg dhe ndeshja e tretë ndaj Spanjës në Dusseldorf më 24 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zyrtarizohet miqësorja e parë e Shqipërisë përpara Euro 2024
- Kush janë Kombëtaret e kualifikuara në Euro 2024
- Hidhet shorti i Euro 2024, Shqipëria në grupin e “ferrit”, me Spanjën dhe Italinë
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit