Hidhet shorti i Euro 2024, Shqipëria në grupin e “ferrit”, me Spanjën dhe Italinë
Në Hamburg të Gjermanisë është hedhur këtë të shtunë shorti i finaleve të Euro 2024, ku Shqipëria do të jetë në grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Një grup i vështirë në letër për kombëtaren e drejtuar nga Silvinjo, që do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.
Kuqezinjtë u kualifikuan për herë të dytë në historinë e vendit në një kompeticion të këtij niveli EURO 2024, duke marrë duartrokitjet e të gjithëve, përfshirë këtu edhe të skeptikëve. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin.
Grupi B
Spanjë
Shqipëri
Kroacia
Italia
Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, ku Shqipëria u kualifikua si e para e grupit, duke bërë që të renditej në vazon e dytë.
Gjermania është kualifikuar automatikisht si vend organizator, ndërkohë që tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.
Më poshtë gjeni dhe shortin për të gjitha grupet:

Të ndara në tre mini grupe, 10 ekipe do të luftojnë për të përmbyllur listën e 23 vendeve që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë.
Polonia do të përballet me Estoninë, ku fituesi do të ndeshet me Uellsin ose Finlandën në varësi të rezultatit mes këtyre të dyjave.
Fituesi i Izrael-Islandë, do të përballet me fituesin e çiftit Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë.
Sakaq në mini-grupin e tretë fituesi mes Gjeorgji-Luksemburg, përballet me fituesin mes Greqisë dhe Kazakistanit.
Aktualisht si rezultat i renditjes si vendet e para ose të dyta janë kualifikuar në Euro 2024, ekipet:
Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Turqia.
Përballjet e play off:

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë