Futbollisti nigerian plagoset lehtë, reagon skuadra e Flamurtarit

14 Mars 2025 | 20:27

Një konflikt i çastit në Vlorë  ka përfunduar me plagosjen e lehtë në dorë futbollistit nigerian Sodiq Atanda në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18:00, në zonën e njohur si “Kali i Trojës”, ku 31 vjeçari, është dëmtuar në dorë, dyshohet me mjet prerës thikë.

Pas marrjes së mjekimit në spital, i dëmtuari është paraqitur në komisariat për të denoncuar ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Vlorës, është identifikuar autori i dyshuar, D. B., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Paraprakisht, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Lidhur më këtë rast ka reaguar dhe skuadra e Flamurtarit, të cilët sqarojnë se i plagosuri lehtë është futbollisti nigerian i kësaj skuadre dhe se ai paraqitet në gjednje të mirë pa asnjë dëmtim.

Reagimi i plotë:

“Lidhur me lajmin e publikuar ne media mbi sulmin kunder futbollistit tone Sodiq Atanda , kerkojme te saktesojme se futbollisti nuk ka asnje demtim.

Fatmireshisht eshte nje  ngjarje e mbyllur pa asnje demtim fizik dhe futbollisti gezon shendet te plote.

Agresori eshte nje person me probleme te shendetit mendor”.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026