Futi babain në listën e sigurt, Adriatik Lapaj sqaron si do bëhet renditja
Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ka shpjeguar arsyen se përse ka futur si kandidat për deputet në listë të sigurt babain e tij.
Ferman Lapaj, është i pari në listë në qarkun e Beratit për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Sipas Adriatik Lapaj në listat e mbyllura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, janë fiktive, në të janë futur familjarë të kandidatëve si garanci në mënyrë që të gjithë anëtarët e koalicionit të garojnë në listë të hapur.
“Listat e mbyllura te Nismës Shqipëria Bëhet janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura.
Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët.
Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili”,-tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit