Fyeu flamurin kombëtar, reagon në Euronews hoxha: Kush jam unë për t’a përdhosur
Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni, që mori vëmendje në media pasi besimtarët i dhuruan një makinë luksoze të llojit Mercedez Benz me rastin e daljes në pension, ofendoi ditën e djeshme flamurin kombëtar duke e cilësuar një “leckë pa vlerë”.
Në një intervistë të dhënë këtë të hënë në Euronews Albania, Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin.
Në fund të fjalës së tij ai kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë duke thënë se ai s’është askushi që të denigrojë simbolin kombëtar të shqiptarëve.
“Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar Shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe nënçmuar flamurin, diçka që prindërit tanë e kanë ngritur përpara 110 viteve në Vlorë. Kush jamë unë për ta përdhosur një gjë të tillë. Është shumë gabim t’i lexoni gjërat mbrapsht. Leckë u përdor për të treguar një bezë në të cilën është vizatuar flamurin.
Edhe unë jam shqiptar. Unë kam dashur të them se ne nuk e adhurojmë flamurin. Është bërë zhurmë gazetareske”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz