Gabimet që duhen evituar! Specialistët mjekësorë mesazh të qartë qytetarëve
Qytetarët sot nuk janë lejuar të lëvizen pa maska lirisht në rrugët e vendit tonë. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake kanë vijuar kontrollet në rrugë duke këshilluar qytetarët për mbajtjen e maskës.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në studion e “Ilva Now”, tha se qytetarët e kanë respektuar masën e re, e cila sipas saj, synon qartësisht uljen dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Ajo tha se tashmë është provuar se mbajtja e maskës në mënyrë të duhur është efektive
“Më vjen shumë mirë se sot në krahasim me dje, duket se maska po behët pjese e jetës së përditshëm. Sot shumica e qytetarëve e kanë përdorur maskën, por sot kanë vënë re që është mbajtur në mënyrë korrekte. Maska kur mbahet mirë, tashmë është vërtetuar që është efektive. Nëse nuk e ke mbajtur mirë maskën, ose ndryshe zëre se nuk e ka vënë fare.”, tha Rakacolli.
Gjithashtu edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti ndau të njëjtin mendim me zv.ministren e Shëndetësisë, ndërkohë shtoi se maska duhet të mbulojë hundën, gojën dhe mjekrën.
“Efikasiteti është provuar në mënyrë eksperimentale tek personeli shëndetësor. Maska duhet mbajtur siç duhet, duhet të mbulojë hundën, gojën, mjekrën, por duhet të ruajmë distancë. Është masë plotësuese, ta respektojmë këtë masë.”, tha Ilir Alimehmeti.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës