Galatasaray me ‘ëndrra’ gjermane, Bayern i ‘frikshëm’ në grupe
Bajerni i Mynihut synon fitoren e katërt në grupet e Champions League, teksa i duhet të bëjë detyrën ndaj Galatasarayt. Gjermanët dallojnë për ecurinë e tyre në këtë fazë të kompeticionit, por llogaritë bëhen ndryshe pasi skuadra turke, premton hakmarrje për disfatën e dy javëve më parë.
Muslera është mungesa e madhe, por Icardi pika kyçe e skuadrës, teksa tek rekordmemët e bundesligës, mungesë me peshë është mbrojtësi De Ligt. Në të njëjtin grup, Manchester United do të provojë të bëjë detyrën ndaj Copenhagenit, por transferta e Danimarkës nuk do të jetë aq e lehtë.
Me një tjetër ecuri të frikshme janë dhe madrilenët e Ancelottit të cilët tashmë në Bernabeu presin Bragën. 9 pikë në 3 ndeshje tregojnë mungesën e konkurrencës, por dëmtimi i Bellingham pritet të ndikojë. Napoli pret në Maradonë stadium Unionin e Berlinit, skuadrën më të dobët në grup, ku në rast fitore shkon në kuotën e 9 pikëve.
Nënkampionët e Evropës, Interi luajnë në Austri me Salzburgun, ndërsa me interes pritet dhe Real Sociedad Benfica. Dy skuadrat ndjekin në distancë njëra-tjetrën, ku një ndalesë e spanjollëve do të rikthehnte zikaltrit në krye.
Një fitore e Arsenalit do të konkretizonte më tepër gjendjen e topçinjve në grup, ku pengesa e radhës është Sevilla. Fitorja në Spanjë jep shpresë, ndërsa surpriza Lens luan në Holandë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta