“Protesta”- Ministria britanike e Mbrojtes: Të rinjtë rusë sabotojnë hekurudhat

8 Nëntor 2023 | 15:51

Ministria Britanike e Mbrotjes ka thënë se Rusia është ende duke u përballur me një seri sulmesh në hekurudhat e saj nga aktivistë kundër luftës në Ukrainë.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, të cilat citojnë ministrinë britanike, lufta në Ukrainë “vazhdon të përfaqësojë një sfidë të rëndësishme për autoritetet ruse” gati një vit e gjysmë pasi u raportuan incidentet e para.

Hulumtimi i pavarur sugjeron se që nga tetori, 76 raste të sabotimit hekurudhor kishin arritur në gjykatat ruse që nga pushtimi vitin e kaluar.

Ministria e Mbrojtjes tha në konferencën e saj të përditshme mbi luftën se logjistika ushtarake e Rusisë “mbetet e mbështetur në linjën hekurudhore prej 33,000 km të vendit”.

“Me pothuajse të gjitha metodat e mospajtimit të hapur të ndaluara në Rusi, sabotimi vazhdon të tërheqë një pakicë të rinjsh si një metodë proteste kundër ‘operacionit special ushtarak'”, thuhej më tej nga ministria.

Kujtojmë se mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën pas agresionit të pajistifikuar të nisur nga Rusia ndaj fqinjit të saj, Ukrainës, në 24 shkurt të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026