Gara e Anila Denajt në qarkun e Vlorës: Fokusi, turizmi dhe infrastruktura

30 Mars 2021 | 19:05

E renditur e katërta në listën e socialistëve për qarkun e Vlorës, kandidatja për deputete, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, na tregon ditën e saj të takimeve në terren. 

“Është një ditë e ngarkuar me shumë takime, shumë telefonata. Takoj të rinj, të moshuar pothuajse n137 të gjithë zonën nga Saranda e deri në Konispol”, theksoi ai.

Në fakt, ka disa muaj që para se të fillonte fushata, që ka ardhur në Sarandë, për t’u njohur me elektoratin e ardhshëm dhe nevojat që ka.

“Është një ditë e ngarkuar me shumë takime, shumë telefonata. Takoj të rinj, të moshuar pothuajse ne të gjithë zonën nga Saranda e deri në Konispol. Kam njohur problemet, shqetësimet ato që mund të transmetohen në një periudhë kohe të shkurtër dhe besoj që komunikimi i vazhdueshëm do më japë një vizion më të qartë për nevojat që kanë sarandiotët, për të gjithë personat të cilët punojnë dhe jetojnë në këtë zonë”, tha Denaj.

Ajo na tregon për takimet ne Konispol dhe në Sarandë, e cila tashme është kthyer dukshëm në një kantier ndërtimi që nuk lidhet vetëm me shëtitoren por ka të bëjë po ashtu me rrugët dytësore, me rregullimet e brendshme, ndriçimin.

Kandidatja e PS nënvizon një angazhim maksimal që ka pushteti vendor dhe qeveria, e cila ka fokusuar vëmendjen në këtë zonë për zhvillimin e turizmit, të cilit i vijnë në ndihmë edhe investime të rëndësishme infrastrukturore, siç është rruga Kardhiq-Delvinë.

“Plane të tjera konkrete lidhen me Aeroportin e Sarandës. Kryeministri Rama e ka lançuar më parë, puna ka filluar dhe ne do ta bëjmë realitet në mandatin e tretë”, shtoi ajo.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë thotë se qeveria Rama ka plane konkrete për mbështetjen ndaj të rinjve.

 “Së pari duhet ta shfrytëzojnë mirë vendimmarrjen e parë për atë që do të zgjedhin t’i drejtojë në katër vjeçarin e ardhshëm. Alternativa e Partisë Socialiste është një alternativë, e cila i ka të gjitha argumentet në tavolinë dhe për të rinjtë të cilët lexojnë dhe kuptojnë është një alternativë që do të jetë shumë e qartë e zgjedhur prej tyre. Mbi të gjitha për Sarandën, por jo vetëm edhe për gjithë Shqipërinë. Partia Socialiste, qeveria Rama është e vetmja zgjidhje dhe alternativa e vetme për të vazhduar progresin dhe mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi të rinjve me programet më inovatore”, theksoi Denaj.

Ministrja që mbulon dhe çështjet e punësimit shpjegon se në programin ekonomik të PS ka shumë alternativa, shumë skema nxitjeje për punësim në të gjitha fushat, jo vetëm në turizëm apo në bujqësi pasi kjo zonë ka dhe zonat rurale, por edhe në teknologji informacioni.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026