Gara elektorale në Holandë, shanse serioze për ekstremistët e Wilders
Për votuesit holandezë që u drejtohen kutive në zgjedhjet e përgjithshme vetëm një gjë është e sigurt: se do të kenë një kryeministër të ri. Mark Rutte, kryeministri më jetëgjatë i Holandës, do të largohet.
Me 26 parti për 150 vende në Parlament, skena politike holandeze është në favor të koalicioneve qeverisëse.
Sondazhet e fundit tregojnë se 4 parti, përfshirë atë ekstremiste të Geert Wilders, Partia e Lirisë, do të dalin kokë më kokë në zgjedhje.
Nëse partia në pushtet arrin të frenojë Wilders, atëherë do të hapet rruga për ministren e Drejtësisë dhe Sigurisë, Dilan Zegerius që të bëhet gruaja e parë në krye të qeverisë. Ajo ishte e para ligjvënëse liberale që pranoi se koalicioni me të djathtën ekstreme është i mundur.
Një sondazh i publikuar të martën tregoi se partia e Wilders kryesonte ngushtë ndaj liberalëve të Rutte, Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci dhe bllokut të qendrës së majtë, i përbërë nga Laburistët dhe të Gjelbërit.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera