Gara në Euro 2020, receta e suksesit për Italinë

24 Qershor 2021 | 20:19

Italia është një nga skuadrat që në fazën e grupeve bëri paraqitjet më bindëse, duke marrë pikë të plota, duke shënuar 7 gola e duke e mbajtur portën të paprekur.

Në fazën e 1/8 shorti i buzëqeshi Azurrëve të cilët do të ndeshen me Austrinë, një kundërshtar në letër i kalueshëm. Të besuarit e Roberto Mancini kanë argëtuar me lojë e në Wembly do të shkojnë me një ecuri fantastike, prej 30 ndeshjesh radhazi pa humbje dhe 11 fitoreve radhazi, pa pësuar.

Tekniku i Italisë ka aktivizuar 25 futbollistë në tre ndeshjet e para, duke sinjalizuar se të gjithë lojtarët kanë të njëjtën peshë në skuadër.

Uniteti në skuadër është konsideruar si një prej elementëve më të rëndësishëm, duke veçuar forcën e grupit si një faktor kryesor në ecurinë e skuadrës. Aktivizimi i 25 lojtarëve është komentuar dhe si një kthim pas për Mancinin, i cili në Kupën e Botës të vitit 1990 ishte i vetmi lojtar që nuk zbriti në fushë. I vetmi lojtar që nuk ka pasur minuta këtë evropian është portieri i tretë Alex Meret.

Shumë prej futbollistëve kanë zakone të çuditshme që besojnë se u sjellin fat, e në rastin konkret, Leonardo Bonucci, i cili preferon të përshëndesë gjithmonë pas një suksesi zëvendëstrajnerin Attilio Lombardo, duke e puthur në kokë.

Maskota e këtij edicioni quhet “Skillz”, megjithatë Italia ka maskotën e saj, që është një qenush i krijuar nga fituesi i çmimit “Oskar” Carlo Rambaldi.

Nga maskota tek muzika dhe picat, dy elementë që i karakterizojnë italianët. ‘Un’estate Italiana’ është një nga këngët karakteristike që është krijuar në vitin 1990, atëherë kur 19 prej lojtarëve të skuadrës aktuale nuk kishin lindur, ndërsa Giorgio Chiellini lojtari me moshën më të madhe aktualisht ka qenë vetëm 6 vjeç.

Në fund, pica për të gjithë, çdo fitore shijohet më mirë, kur në tavolinë është dhe një prej gatimeve identifikuese të italianëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021