Gara në PD, kryedemokrati Basha merr 81% të votave, ndërsa Shehaj 14,8%
Lulzim Basha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike edhe për 4 vitet e ardhshme.
Në rezultatet paraprake të bëra publike mbrëmjen e djeshme Basha ka marrë 81% të votave të anëtarëve të PD.
Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.
Të drejtë vote patën dhe anëtarë që nuk figuronin në listë, por posedonin kartën e anëtarësimit në PD.
Ndër tre rivalët e tjerë të zotit Basha, i dyti u rendit Agron Shehaj me 14.8% të votave, duke lënë pas me 2.4% Edit Harxhin dhe rreth 2% Fatbardh Kadillin.
Gjatë ditës së sotme pritet të bëhen publike dhe rezultatet përfundimtare.
Agron Shehaj dhe Edit Harxhi patën pretendime për parregullësi në proces.
Por, pretendimet u hodhën poshtë nga kreu i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta