Gara për Avokatin e Popullit, si do përzgjidhen 20 kandidatët në Kuvend

28 Qershor 2022 | 13:28

Avokati i ri i Popullit pritet të zgjidhet brenda 15 korrikut. Janë 20 kandidatë që i kanë dorëzuar dokumentet e aplikimit në kryesinë e Kuvendit.

Por jo të gjithë këta kandidatë do mund të shkojnë në fazën finale, të votimit në Kuvend.

Të 20 kandidatët do të paraqiten në Komisionin e Ligjeve, aty ku bëhet filtrimi i kandidaturave nëse përmbush kriteret formale ligjore.

Ata që do të përmbushin kriteret, do duhet të marrin mbështetjen e 28 deputetëve që t’i propozohen seancës plenare për votim.

Në seancë kandidati fitues duhet të marrë votat e 84 deputetëve.

Nisur nga ky kusht, zgjedhja e avokatit të popullit do të kërkoj konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, ose me të paktën, me njërën pjesë të saj.

Në mesin e 20 kandidatëve që kanë shfaqur interes për t’u bërë Avokat të Popullit spikasin disa juristë të njohur dhe me peshë në jetën publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026

“BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji

Bashkimi Europian duhet të japë më shumë fonde për infrastrukturën energjetike në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.Ministri i Energjisë Enea Karakaci gjatë fjalës së...
18:41 | 02/07/2026

Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion

Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Për DW kryeministri...
18:21 | 02/07/2026