Gara për Vlorën, KAS rrëzon KQZ për kandidatin e pavarur Gjergji Nika

30 Tetor 2025 | 14:05

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosregjistrimin në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë Vlorë të kandidatit të pavarur Gjergji Nika.

KAS vendosi “ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.1437, datë 26.10.2025 duke vendosur: “Regjistrimin e Z.Gjergji Nikë Nika, si kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 9 Nëntor 2025”.

Lidhur me këtë vendim të KAS ka reaguar kandidati i pavarur Gjergji Nika i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook e cilëson vendimmarrjen e KAS fitore e drejtësisë mbi presionet politike!

“Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë.

Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë.

Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve.

Kjo nuk është thjesht një fitore personale — është një fitore për çdo qytetar që nuk pranon të komandohet nga partite, por kërkon ndryshim, ndershmëri dhe zë të lirë për Vlorën.

Unë hyj në këtë garë me forcën e besimit tuaj dhe me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë”, shprehet Nika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026