Garë e fortë në Tiranë, shpallen rezultatet e primareve në kryeqytet: Kush kryeson

2 Mars 2025 | 22:49

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD-së nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50.854 anëtarë.

Kryesues i listës për këtë qark është Hysen Kadiu, i cili ka fituar 913 vota, pasuar nga ish-deputeti Klevis Balliu me 737 vota. Në vendin e tretë renditet Grigels Muçollari me 666 vota, ndërsa deputetja Jorida Tabaku ka fituar 651 vota dhe Ilir Alimehmeti 603 vota.

“Procesi i primareve u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke reflektuar interesin e lartë të anëtarëve të PD-së dhe besimin në zgjedhjen e përfaqësuesve të saj për zgjedhjet parlamentare të ardhshme”, thuhet në njoftimin e PD.

Votat që kanë marrë secili nga deputetë në 26 vendet e para:

  •  Hysen Kadiu – 913 vota
  •  Klevis Balliu – 737 vota
  •  Grigels Muçollari – 666 vota
  •  Jorida Tabaku – 651 vota
  •  Ilir Alimehmeti – 603 vota
  • Arjan Hoxha – 521 vota
  • Ervin Minarolli – 508 vota
  • Arsen Valisi – 439 vota
  • Andi Mustafaj – 414 vota
  • Myslim Murrizi – 403 vota
  • Mimoza Hajdarmataj – 400 vota
  • Ilda Zhulali – 357 vota
  • Dhurata Cupi – 354 vota
  • Arnold Kariqi – 350 vota
  • Pranvera Kurpalaj – 292 vota
  • Akil Kraja – 282 vota
  • Redjon Zefi – 260 vota
  • Salvador Kaçaj – 256 vota
  • Besim Kuka – 238 vota
  • Lisandër Hoxha – 218 vota
  • Loranca Hoxha – 200 vota
  • Asllan Dogjani – 179 vota
  • Jonathan Pano – 166 vota
  • Adriana Kalaja – 153 vota
  • Edit Harxhi – 146 vota
  • Rudin Hylviu – 146 vota

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026