“Gati të përfshihem në politikë”- Argita Malltezi parlajmëron kandidimin në zgjedhje

24 Maj 2024 | 15:46

Tashmë ajo nuk e fsheh më ambicien e saj. Argita Malltezi është e gatshme të aktivizohet në jetën politike të vendit. Deklaratën, vajza e ish-kryeministrit Berisha e bëri gjatë një konference me gazetarët, ku renditi provat që sipas saj shfajësojnë babain e saj dhe bashkëshortin Jamarbër Malltezi nga akuzat që i ka ngritur SPAK në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”

“Unë shpresoj që e gjithë situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore, përfshirë edhe ato politike që kanë shinat e tyre të ligjshmërisë. Sigurisht që do të qëndroj nëse mendoj që është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht në qëndrojmë në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës”, tha Malltezi.

Gjatë kësaj dalje për mediat, bashkë me avokatët e Sali Berishës, Argita Malltezi theksoi se ka tentative nga organet e drejtësisë për të penguar dhe zvarritur ankimin e kësaj çështje në gjykatat ndërkombëtare.

Kjo është dalja e disatë e Argita Malltezit pas arrestimit të babait të saj Sali Berisha, madje në protestat e fundit të organizuara para kryeministrisë dhe bashkisë është bërë pjesëmarrëse e rregullt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026