‘Gati të shtojmë trupat në Kosovë’/ NATO: Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë

27 Janar 2024 | 16:03

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilëson situatën në Ballkanin Perendimor si të brishtë. Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, kreu i NATO-së u shpreh se rajoni ka një rëndësi të veçantë për aleancën dhe zhvillimet në rajon janë në monitorim të vazhdueshëm.

Duke folur për ngjarjen në Basnjë, Stoltenberg u shpreh se pas dhunës u dërguan 1 mijë forcë të aleancës dhe po vlerësohet situata për dërgim të forcave të tjera.

“Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë, ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”- tha Stoltenberg

Kreu i NATO ka folur dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, situata mes dy shteteve mund të zgjidhet vetëm me vijimin e bisedimeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det

Pesë persona që rezultonin të zhdukur pas fundosjes së një anijeje pasagjerësh në provincën Sulawesi Jugor të Indonezisë janë gjetur gjallë, pasi arritën të mbijetojnë...
10:38 | 19/07/2026

Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)

Dy zjarre të mëdha pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet e Aragonës dhe Castilla-La Mancha në Spanjë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur t’i vënë...
10:13 | 19/07/2026

Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,119, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
09:39 | 19/07/2026