Gazeta britanike: Shqipëria destinacion për 2023-in, duhet vizituar

26 Dhjetor 2022 | 14:22

Shqipëria është një nga destinacionet që mund të vizitohet gjatë 2023-it. Është ky sugjerimi i gazetës britanike ‘Metro’.

Në artikullin e saj, ‘Metro’ shkruan se në Shqipëri mund të gjeni plazhe si në Maldive.

“Takoni destinacionin e vitit 2023. Brigjet e tij në ngjyrë karamel dhe ujërat e ngjashme me ato të Maldiveve, përballueshmëria e këtij vendi jo të Eurozonës mund të jetë e parezistueshme pas faturave të frikshme të energjisë të dimrit”, thuhet në shkrim.

Shqipëria renditet mes destiancioneve si Jordania, Portugalia dhe Guajana.

Shkrimi është ndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Edhe gazeta britanike ‘Metro’ këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar” shkruan Rama

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, 157 mijë vizitorë nga Britania e Madhe ishin në Shqipëri. Krahasuar me një vit më parë ka pasur një rritje me 93% më shumë, ku përfshihen edhe shqiptarët me pasaportë britanike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026