Gazetari amerikan: Pyeta në DASH, Berisha mund të udhëtojë në SHBA

8 Maj 2025 | 08:40

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pse është shpallur non grata nga administrata e Joe Biden.

Sipas Caputo, Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se mund të vinte në SHBA. ‘Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si të tillë, nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme ose marrëdhënia me Shqipërinë të mbahen peng nga vendimet e politizuara të epokës së Bidenit’”, citohet nga Caputo një zyrtar i paidentifikuar.

Më 19 maj të vitit 2021 sekretari amerikan i shtetit i administratës së Biden, Antony J. Blinken shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij non grata “për korrupsion madhor”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026