Gazetari Ferhati: Edhe për Lleshajn thuhet se ia kërkuan shkarkimin, s’ishte dorëheqje
Gazetari Eni Ferhati është i mendimit se Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu i është kërkuar dorëheqja. Ai madje kujton se informacione për një kërkesë të ngjashme dorëheqjeje ka pasur edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Duke diskutuar largimin e Veliut në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Albania, kujtoi se ai ka pasur marrëdhënie të tensionuara me ish-ministrin Lleshaj.
“[…] Veliu dihet që ka pasur marrëdhënie të tensionuara edhe me Zotin Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit për disa çështje, përfshirë këtu edhe aksionet për largimin e banorëve [në protesta] te Unaza, për të cilat çuditërishtj u bë kurban Drejtori i Policisë së Tiranës, ku u gjet një arsye tjetër për ta lëvizur sepse ai nuk pranonte të binte pre e veprimeve arbitrare,” tha Ferhati.
“Edhe për Zotin Lleshaj ka pasur informacione që ai nuk ka paraqitur dorëheqjen, por është detyruar […] por këto informacione mbeten gjithmonë me [pak] burime, apo të dyshuara, pasi asnjëherë nuk mësohet [fiks] e vërteta për prapaskenat dhe raportet që ka Kryeministri me ministrat apo me Drejtorin e Policisë,” vijoi gazetari.
Sipas Ferhatit fati i Veliut ishte përcaktuar që pas konfirmimit si ministër i Brendshëm të Bledi Çuçit, që sipas gazetarit ka pasur si kusht për vijimin e detyrës pikërisht largimin e tij.
Ferhati tha se kishte dijeni për një përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët mes ministrit dhe tashmë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por kjo nuk është arritur.
Lleshaj u dorëhoq më 10 dhjetor 2020, dy ditë pasi polici Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën dhe në Tiranë kishin nisur protestat.
Ish-gjenerali qe emëruar ministër më 28 nëntor 2018, pas largimit të Fatmir Xhafajt. Ai e gjeti Veliun në detyrë, pasi ky qe emëruar Drejtor Policie pikërisht nga Xhafaj.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun