Gazetari Ferhati: Përfshirje masive e shqiptarëve në shtëpitë e barit në Britani

19 Gusht 2022 | 11:51

“Kemi një përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe”. Kështu deklaroi gazetari Eni Ferhati, i cili tha se tashmë shtëpitë e barit janë zhvendosur edhe në Shqipëri.

Sipas tij, së fundmi bandat kriminale shqiptare po investojnë në shtëpitë e barit edhe në Spanjë.

“Është një shqetësim dhe këtë e konfirmoi edhe Sekretarja e Brendshme Priti Patel, e cila erdhi në Shqipëri vitin e kaluar dhe u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi.  Tani kemi edhe një marrëveshje për njohje të vendimeve penale të shqiptarëve që janë ndaluar nga autoritetet. Shqiptarët që arrestohen atje mund të vuajnë dënimin në Shqipëri.  Ka raste ku shqiptarët janë përfshire në krime. Kemi një përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit. Kur gjithashtu është një fenomen tashmë i zhvendosur edhe në Shqipëri. Edhe në Spanjë shqiptarët kanë investuar në shtëpitë e barit”, u shpreh Ferhati.

Ndërsa avokati Naim Hasani nuk ishte i të njëjtit mendim, pasi u shpreh se shqiptarët nuk janë pjesë e bandave më të rrezikshme kriminale.

“Nuk do i klasifikoja shqiptarët si bandat kriminale më të rrezikshme që ka Britania. Tentativa e një media të djathtë britanike është gjithmonë për identifikimin e shqiptarëve si keqbërës dhe kriminal. Ata janë një pjesë e vogël. Drejtësia në Britani të Madhe mund t’i ndalojë ata”, u shpreh avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026