Gazetari i BBC gjendet i vdekur në Greqi
Prezantuesi televiziv britanik Michael Mosley, i cili u zhduk në ishullin grek të Symit, u gjet i vdekur sot.
Sipas informacioneve të para, trupi i 67-vjeçarit është gjetur në zonën e Agia Marinës, dhjetë metra larg plazhit mbi shkëmbinj, raporton Kattimerini.
Besohet se ai mund të ketë pësuar marramendje ose të ketë ngecur, duke rënë në det.
Mosley ishte në kërkim që nga mëngjesi i së enjtes, kur gruaja e tij e raportoi zyrtarisht të zhdukur.
Mosley u pa për herë të fundit të mërkurën në orën 13:30.
Ai u zhduk pasi doli për një shëtitje në një mot shumë të nxehtë përgjatë rrugës shkëmbore bregdetare nga plazhi Agios Nikolaos në fshatin Pedi.
Moseley nuk kishte një telefon celular me vete, gjë që pengoi përpjekjet e shpëtimit dhe policia, zjarrfikësit dhe vullnetarët kontrolluan ishullin me ndihmën e helikopterëve, dronëve dhe qenve.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë